Maqedoni

Milloshovski dorëzoi në prokurori materiale të përgjuara

19.02.2020 11:13

Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE ka dorëzuar në Prokurori materialin e përgjuar....

Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE ka dorëzuar në Prokurori materialin e përgjuar, ku pretendohet se dëgjohet një bisedë e kreut të LSDM-së, Zaev. Bëhet fjalë për materialin që lëshoi në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme, gjegjësisht një audio incizim.
 
Sipas Milloshovskit, materialet e përgjuara hapin dyshime se ish kryeministri, Zoran Zaev, një kohë të gjatë ka pasur njohuri për financimin me “Lidhjen ndërkombëtare” dhe ka ndihmuar në financimin e 1TV.
 
“Do të ishte mirë që Prokuroria ta thërret Zoran Zaev që të japë deklaratë rreth këtij materiali ku ai është bashkëbiseduesi kryesor”, tha Milloshovski.