Maqedoni

Fillon rregullimi i trotuareve në hyrje të Çairit

06.10.2014 16:00

Ka filluar sot rekonstruimi i trotuareve në një nga hyrjet kryesore në Komunën e Çairit, nga qendra tregtare “Mavrovësja” deri në “Bit Pazar” të Shkupit...

Kreu i Çairit, Izet Mexhiti, thotë se ky është vetëm fillimi i punimeve në hyrje të komunës, të cilat më pas do të vazhdojnë edhe me rekontruimin e rrugës që të çon deri tek Teatri Shqiptar, në urën e “Bit Pazarit”, por edhe me infrastrukturën nëntokësore në Serovë.
 
“Është kjo hyrja kryesore e Komunës së Çairit nga qendra tregtare “Mavrovësja” deri në “Bit Pazar”. Këto trotuare do të sanohen nga Qyteti i Shkupit, ndërsa Komuna e Çairit do të përfshihet në rregullimin e rrugës mes “Bit Pazarit” dhe Teatrit Shqiptar, që dalëngadalë edhe kjo pjesë të merr pamjen e një pjese urbane. Në Çair do të ketë edhe projekte të tjera,  siç është sanimi i urës, projekte për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore në lagjen e Serovës, që do të promovohen më vonë”- deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.