Maqedoni
Anëtarësimi në NATO dhe BE, Spasovski: Zgjerohen tregjet dhe perspektivat
19.02.2020 16:13
Në shënimin e 98 vjetorit të ekzistimit të Odës Ekonomike, përfaqësuesit e lartë të ekzekutivit përkujtuan bizneset.....

Në shënimin e 98 vjetorit të ekzistimit të Odës Ekonomike, përfaqësuesit e lartë të ekzekutivit përkujtuan bizneset se anëtarësimi në NATO dhe marrja e datës për fillim të bisedimeve me BE-në do të kontribuojnë edhe më tej në rritjen e ekonomisë. Sipas tyre, pa kontributin e Odës Ekonomike në krijimin e politikave për biznesin, qëllimet do të ishin vështirë të arritshme.
“Anëtarësimi në NATO dhe marrja e datës për fillim të bisedimeve me BE-në do të forcojë pozicionin tonë gjeostrategjik, rritet siguria dhe stabiliteti i vendit, me çka krijohet ambient më i mirë për zhvillim ekonomik. Kjo ndikon edhe në përmirësimin e klimës kreditore të vendit dhe rritjen e investimeve, si atyre vendase po ashtu edhe atyre të huaja. Potencoj se me anëtarësimin në BE hyjmë në tregje më të zhvilluara dhe zgjerojmë perspektivat për rritje ekonomike.”,- tha kryeministri teknik, Oliver Spasovski.
98 vjet Oda Ekonomike, Carovska: Pa ju, ekonomia nuk do të ishte këtu
“Pa idetë tuaja, pa konsultat tuaja në krijimin e ligjeve, planet dhe masat ekonomike, vërtet nuk do të mund t’i arrinim qëllimet. Politikat që kemi zbatuar bashkërisht kanë dhënë rezultate si për qytetarët ashtu edhe për sipërmarrësit.”,- theksoi zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska.
Nga Oda Ekonomike përmes një video mesazhi përcollën porosi se vëmendje të posaçme duhet t’i kushtohet eksporteve, industrisë, bashkëpunimit rajonal dhe investimeve, pasi janë përcaktuesit kryesorë për kahjen e ekonomisë në vend. Në ceremoninë solemne u ndanë dhe mirënjohje për kompanitë më të suksesshme për vitin 2019.
ZEKIRJA MEXHITI
