Futboll

Grumbullohet përfaqësuesja e Maqedonisë

06.10.2014 16:02

Reprezentacioni I Maqedonisë në futboll sot ka pas tubimin e parë në Shkup para dy takimeve të radhës të cilat do ti zhvillon në kuadër të ciklit kualifikues...

Reprezentacioni I Maqedonisë në futboll sot ka pas tubimin e parë në Shkup para dy takimeve të radhës të cilat do ti zhvillon në kuadër të ciklit kualifikues për Samitin e ardhshëm kontinental në futboll, I cili do të mbahet më vitin 2016-të në Francë, kundër Luksemburgut më 9 tetor dhe tri ditë më vonë kundë Ukrainës më 12 tetor.
 
Me dëshirë që të arkëtohen pikët e para kundër Luksemburgut, jo vetëm Boshko Gjurovski por edhe futbollistët dhe stafi profesionist apelojnë që në arenën Filipi I dytë të enjten të tubohen sa më shumë shikues të cilët do të luajnë roln e lojtarit të 12-tëc që është mëse e nevojshme.
 
FFM-ja, pikërisht në këtë drejtim, sot ka informuar se do tu mundësohet ta shikojnë ndeshjen gratis nxënësit të ciët janë në klasën e parë deri në të nëntën.
 
“Qëllimi I këtij aktiviteti është që të krijohet traditë tek më të rinjët që të vizitojnë më shpesh ndeshjet sportive që nga mosha me e re dhe kështu kjo tu kalon në shprehi dhe mundësi ti shofin nga afër idhujt e tyre dh eta duan futbollin edhe më shumë", ka thën në takimin e sotëm me përfaqësuesit e mjeteve të informimit presidenti I FFM-së, Ilqo Georgievski.
 
Përndryshe, stërvitjen e parë seleksionuesi Boshko Gjurovski para këtyre dy takimeve me peshë do ta ketë sot me orën 17-të në terenin futbollistik në kompleksin “Shtëpia e futbollit”.
 
Për takimet me Luksemburgun dhe Ukrainën në listën e seleksionuesit të Maqedonisë, figurojnë shtatë futbollistë shqiptar me në krye Agim Ibrahimin e Mariborit slloven dhe të tjerët.
 
SAMI ADEMI