Maqedoni

Shfuqizimi i 5 vendimeve, Çulev: Prokuroria të hetojë falsifikimin e dokumenteve

19.02.2020 16:44

Ministri i brendshëm teknik, Naqe Çulev, akuzon kryeministrin, Oliver Spasovski....

Ministri i brendshëm teknik, Naqe Çulev, akuzon kryeministrin, Oliver Spasovski, se ka falsifikuar dokumente zyrtare dhe e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar. Çulev akuzon se shfuqizimi i 5 vendimeve të tij ka ndodhur vetëm 10 minuta para mesnatës së 15 shkurtit, por papritmas i njëjti u gjend edhe në Gazetën Zyrtare të po të njëjtës datë. Kërkon që urgjentisht Prokuroria të ndërhyjë para se dikush të fshehë provat dhe faktet. Çulev u apeloi edhe të punësuarve në qeveri, që edhe pse sipas tij kanë shkelur ligjin me urdhër të kryeministrit, t’u përmbahen veprimeve shtesë, siç tha, për shkatërrimin ose ndryshimin e provave.
 
“Me shumicë të votave Qeveria 10 minuta para mesnate e ka miratuar propozimin që të shfuqizohen të gjitha 5 vendimet për çka ekziston procesverbal/stenogram. Është e paqartë se si ky vendin në mënyrë të shpejtë në koordinim me shërbimet e Qeverisë dhe me miratimin e Oliver Spasovskit është publikuar në Gazetën Zyrtare numër 41 të 15 shkurtit, kur përveç 5 vendimeve të shfuqizuara, janë gjetur edhe 124 vendime shtesë për vendosje të të punësuarve dhe 1 urdhër për kryerje të punëve dhe detyrave zyrtare, të cilat  fare nuk kanë qenë lëndë e shqyrtimit të anëtarëve të Qeverisë, e as që është miratuar vendim për shfuqizimin e tyre. Ftoj Prokurorinë që menjëherë të ndërmarrë masa për sigurimin e provave dhe të zbatojë hetim, në të kundërtën do të jenë drejtpërdrejt përgjegjës për mosndëshkimin e vendimit të falsifikuar të Qeverisë.”,- tha ministri teknik për punë të brendshme, Naqe Çulev.