Maqedoni

Linja SOS, “Megjashi”: 113 thirrje, ndihmë kërkojnë të rriturit

19.02.2020 17:04

Në SOS linjën telefonike të Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi” për një vit janë regjistruar 113 thirrje....

Në SOS linjën telefonike të Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi” për një vit janë regjistruar 113 thirrje, që është më shumë se vitin e kaluar dhe ka trend të rritjes. Më shpesh në telefon paraqiten të rritur dhe nuk ka thirrje prej fëmijëve, më tepër kërkojnë ndihmë financiare, menjëherë pas kësaj shkelje e divorcit martesor dhe në fund paraqiten rastet e dhunës familjare dhe nga bashkëmoshatarët. Nga “Megjashi” thonë se kontaktet e drejtpërdrejta më fëmijët i zhvillojnë në rrjetat sociale, sepse nuk kanë besim në institucione.
 
“Më shpesh ndodh që në raportet ose korrespodencat tona, institucionet të jenë të mobilizuara dhe të vihen në funksion të mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre. Kanë mundësi të kontaktojnë me ne, kanë mundësi të lajmërohen në telefon apo të shkruajnë në rrjetet sociale, mund të vijnë edhe personalisht në ambientet tona, të kontaktojnë personalisht, por siç duhet ndruajnë dhe më tepër, shkruajnë në rrjetet sociale.”,- deklaroi kryetari i Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi”, Dragi Zmijanac.
 
Nga “Megjashi” kërkojnë mbështetje nga Qeveria dhe linja SOS pa pagesë, për komunikim më të lehtë më fëmijët të cilët kanë problem.
 
“Nuk është e madhe përqindja ku kemi arritur efikasitet në zgjidhjen e problemeve, por duhet të bëjmë ndonjë ndryshim ose të punojmë më intensivisht, mbase nuk mund të arrijmë diçka vetëm me një thirrje apo me një intervenim që problemi të zgjidhet. Mendojmë të krijojmë koordinim midis të gjithë neve të interesuar dhe të gjithëve që kontribuojnë në mirëqenien e fëmijëve, sepse edhe nëpër shkolla, shtëpitë shëndetësore dhe qendra, pra të gjithë ata që kanë një lidhje të drejtpërdrejtë ose indirekte, interesi është fëmija.”,- theksoi koordinatorja e SOS telefonit, Çerepnalkova Trajkoska.
 
Pesë shkeljet më të shpeshta të të drejtave të fëmijëve sipas kategorisë së problemit me të cilin ka të bëjë thirrja janë varfëria fëmijërore (25 për qind), e drejta e arsimit (19 për qind), takimi me të dy prindërit (11 për qind), dhuna familjare (shtatë për qind) dhe dhuna në institucionet edukative-arsimore (gjashtë për qind). 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU