Maqedoni
Mungesa e pasaportave, Çulev: Ka 3.400 pasaporta, prioritet të sëmurët
19.02.2020 18:10
Qytetarët që kanë nevojë urgjente për pasaportë duhet të bëjnë urgjentisht kërkesë në MPB për t’u pajisur me të njëjtën...

Përparësi do të kenë personat që duhet të udhëtojnë për arsye shëndetësore. Ministri i Brendshëm teknik, Naqe Çulev, theksoi se në dispozicion janë 3.400 pasaporta, të cilat do të lëshohen vetëm për raste urgjente deri më 24 mars kur priten të arrijnë edhe 100.000 pasaportat e reja.
“Në mungesë të vullnetit politik nga Qeveria, në nivelin e Ministrisë së Brendshme kam krijuar një Komision. Në Komision kemi përfshirë një person mjek dhe prioritet do t’ju jepet atyre personave që kanë nevojë urgjente mjekësore. Unë u bëj thirrje qytetarëve që të paraqesin të gjitha kërkesat urgjente për lëshimin e pasaportave pranë zyrave rajonale të Ministrisë së Brendshme, njësive për çështje administrative. Komisioni do t'i shqyrtojë ato menjëherë ditën tjetër pas paraqitjes. Për ata qytetarë që nuk kanë aplikuar më parë dhe për të cilët do të përcaktohet se kanë kërkesa urgjente, MPB do t’ju dalë përballë me ndihmë personave sikur të aplikojnë me procedurë të rregullt, d.m.th. nuk do të ngarkohen me fonde shtesë.”,- deklaroi ministri teknik për punë të brendshme, Naqe Çulev.
Edhe një herë akuzoi ish ministrin, Spasovki, i cili, sipas Çulevit, nuk i kishte planifikuar kërkesat e qytetarëve dhe nuk siguroi dokumente të mjaftueshme të udhëtimit.
Apeloj që Qeveria të gjejë një mënyrë për të zgjatur vlefshmërinë e pasaportave të skaduara gjashtë muaj pas mbërritjes së pasaportave të reja.
Thotë se modele ka, por mungon vullneti politik. Sistemi për aplikim për pasaporta me procedurë të rregullt përkohësisht është mbyllur.
Ata që kanë caktuar, mund të fotografohen, por për pasaporta do të duhet të presin pas 24 marsit.
SEDAT SELIMI
