Maqedoni
Shënohet 65 vjetori i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup
06.10.2014 16:12
Është shënuar sot 65 vjetori i formimit të Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, i cili është fakulteti më i vjetër teknik në Maqedoni...

Është shënuar sot 65 vjetori i formimit të Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, i cili është fakulteti më i vjetër teknik në Maqedoni dhe është pjesë integrale e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”.
Ndërtimtaria është profesion mjaftë i vlerësuar në shoqërinë tonë dhe rreth 30 % e prodhimeve shoqërore janë rezultat i aktiviteteve të ndërtimtarisë, theksoi dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Millorad Jovanovski.
“Fakulteti i Ndërtimtarisë aktualisht ka mbi 1500 studentë në gjashtëmujorin e parë të studimit, mbi 250 të diplomuar dhe më shumë se 35 me doktoraturë. Kjo do të jep kontribut të madh në zhvillimin e RM-së dhe afirmitetin e saj në botë”- deklaroi dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Millorad Jovanovski.
Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, i cili mori pjesë në këtë solemnitet edhe njëherë konfirmoi bashkëpunimin e këtij fakulteti me Ministrinë e Ekologjisë.
“Kam kënaqësinë sot në përvjetorin e 65 të Fakultetit të Ndërtimtarisë të marr pjesë në këtë fakultet, të cilin ministria që unë drejtoj kemi një bashkëpunim të ngushtë në sferën e mbrojtjes së ambientit. Është një përvjetor me të cilin ministria dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë bëjnë hapa të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë të tyre”- deklaroi ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi.
Studimet në këtë universitet janë koordinuar me Universitetin e Firences dhe mundësojnë marrjen e diplomave të përbashkëta.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
