Maqedoni
Problemi me nënshtetësitë, ASh: Shqiptarët po diskriminohen
19.02.2020 19:44
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve me mohimin e shtetësisë...

Me mijëra familje që ligjërisht plotësojnë të gjitha kushtet për pajisje me shtetësinë e vendit, ende nuk e kanë fituar këtë të drejtë pa asnjë sqarim nga organet kompetente.
Kujtojmë se, ishte pikërisht BDI ajo që shumë herë bashkë me partnerët e deritanishëm qeverisës bënin ndryshime në ligjin për shtetësi duke i ndërlikuar procedurat e shpesh herë edhe duke krijuar rrethana tejet të vështira për personat pa shtetësi.
Aleanca për Shqiptarët do të kërkojë nga organet kompetente që të gjitha kërkesat e bëra për shtetësi e që janë të vjetra më shumë se 5 vite të marrin, epilog pozitiv, thonë nga ASH.
