Maqedoni

Aksion policor në Saraj, sekuestrohet drogë, 3 të arresuar

19.02.2020 20:06

Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë në Krushopek të Sarajit në kërkim të trafikuesve të lëndës narkotike...

Sipas informacioneve jozyrtare, është sekuestruar një sasi e madhe kokaine, pjesë e një kontigjenti më të madh droge,  që ka udhëtuar nga SHBA-të, më pas në Mal të Zi, me destinacion të fundit Slloveninë.

Por, nuk ka konfirmime se si një pjesë e vogël e kësaj sasie ka përfunduar në një magazinë frutash në  Krushopek.

Kamioni qw u bllokua nga policia  në magazinën e frutave në Krushopek është me targa maqedonase.

Janë arrestuar të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga. 

Nga MPB konfirmojnë për MTV 2 aksionin dhe se I njeëjti është ndërrmarë në bashkëpunim me prokurorinë, por detaje paralajmëruan për të enjten