Maqedoni

Ahmeti uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

03.10.2014 21:11

Ndjej kënaqësi të veçantë që përsëri më ipet mundësia që t’ju uroj në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ndjej kënaqësi të veçantë që përsëri më ipet mundësia që t’ju uroj në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, festën e madhe të Kurban Bajramit si dhe të shpreh uratat më të sinqerta për mirëqenie dhe harmoni në shtëpinë e çdo besimtari.
 
Në këtë festë të madhe të Kurban Bajramit rikujtohemi se sa të bekuar janë shqiptarët si komb që i takojnë të gjitha besimeve dhe bashkëjetojnë vëllezërisht me njëri tjetrin duke i dhënë shembull botës së mbarë për bashkëjetesë, harmoni dhe tolerancë.
 
Uratat tona për këtë festë të madhe të besimtarëve musliman janë që besimi në Zot të na bëjë të gjithë neve më të mirë për gjirin tonë familjar, më të mirë për shoqërinë tonë dhe më të mirë për kombin tonë, thuhet ne urimin e liderit të BDI-se Ali Ahmeti.