Operacioni policor në Krushopek, u kap një kilogram kokainë, kërkohej mbi një ton

20.02.2020 11:15

Policia ka paralajmëruar për në mesditë press konferencë...

Policia ka paralajmëruar për në mesditë press konferencë në të cilën do të jep detaje për aksionin e një dite më parë në Krushopek të Sarajit, ku është kapur një kilogram kokainë, ndërsa kërkohej 1,3 ton, në një dërgesë bananash për një magazë frutash në këtë fshat.

Ministri i brendshëm teknik, Naqe Çulev e ka konfirmuar lajmin por nuk ka dhënë detaje për sasinë e drogës. 

Nga MPB bëhet e ditur se me urdhër të prourorisë janë ndaluar tre persona, dy shoferë kamioni dhe një magazioner në një magazinë të këtij fshati, që merret me tregtimin e pemëve dhe perimeve.

Sasia e lëndës narkotike është kapur në brendësi të një kamion me banane që ka hyrë pardje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po pardje nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoninë e Veriut, duke pasur si destinacion periferinë e Shkupit.

Kokaina besohet se fillimisht ka ardhur nga Kolumbia, në Bari të Malit të Zi, ndërsa duhej të përfundonte në Koper të Sllovenisë.

Operacioni policor ka filluar para tre muajsh, ndërsa kanë qenë të prëfshirë edhe policia malazeze, ajo italiane dhe ajo amerikane. 

Dërgesa me 124 ton babane në kamionin me targa të Maqedonsë së veriut, ishte ngarkuar në portin meksikan Verakruz.