Maqedoni
32 kadetë filluan studimet në akademinë ushtarake
06.10.2014 16:44
Të jeni të ndershëm për të mbajtur standardet më të larta morale dhe etike në sjelljen tuaj si oficerë dhe qytetarë të Maqedonisë në të ardhmen, në punën tuaj të përditshmërisë si oficerë...

Kështu ju drejtua ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, 32 kadetëve të cilët sot dhanë betimin dhe fillojnë arsimimin e tyre në Akademinë Ushtarake, në kazermën “Goce Dellçev”.
“Gjysma e kurseve për vitin e tretë dhe të katërt të gjuhës angleze do t’iu ndihmojë kadetëve të Akademisë Ushtarake të kalojnë të paktën një semestër në një nga akademitë e vendeve anëtare të aleancës dhe kadetët nga këto akademi të kalojnë një semestër në Akademinë Ushtarake. Ne, ministrat juve oficerëve ju përgatisim të jeni oficerë të Maqedonisë dhe të NATO-s”- deklaroi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
Dekani i akademisë, Orce Popovski, u shpreh se Akademia Ushtarake të gjithë oficerët do t’i pajisë me njohuritë e përgjithshme ushtarake bashkëkohore që i posedon Aleanca Veriatlantike e NATO-s.
Përpos 25 oficerëve nga Armata e Maqedonisë, betimin e dhanë edhe 7 oficerë nga Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi.
AFRIM TANALLARI
