Maqedoni
Operacioni Anti-drogë në Krushopek, Çulev: U konfiskua vetëm 1 kg, 4 janë arrestuar
20.02.2020 16:24
Një kilogram kokainë është konfiskuar gjatë aksionit policor në fshatin Krushopek të Shkupit...

Një kilogram kokainë është konfiskuar gjatë aksionit policor në fshatin Krushopek të Shkupit, ndërsa 4 persona kanë rënë nën pranga.
Ky është bilanci i operacionit ndërkombëtar për luftë ndaj tregtisë me lëndë narkotike, me ç’rast janë përfshirë edhe disa shtete tjera. Ministri i brendshëm, Naqe Çulev, theksoi se droga ka qenë me origjinë nga Kolumbia dhe ka qenë pjesë e një sasie të madhe të drogës, e cila ka pasur destinacion final vendin tonë.
“Pas arritjes së automjetit në Kurshopek, policia me urdhër të siguruar paraprak ka kryer bastisje në depon ku kanë qenë J. E. (22 vjeç) djali i pronarit të personit juridik, i cili është pranuesi final i mallit dhe R. I. (51) i cili ka qenë i punësuar në depo dhe ka kryer shkarkimin e mallit. Gjatë shkarkimit të mallit në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe 47 vjeçari me inicialet S. E., pronari i kompanisë. Gjatë bastisjet në magazinën dhe kamionin me të cilin janë bartur bananet, në një nga paketat është gjetur një paketim drejtkëndësh me materie të bardhë kokainë, e mbështjellë me shirit të gjelbër.”,- tha ministri i brendshëm teknik, Naqe Çulev.
Gjatë operacionit janë konfiskuar telefona celularë, tre mijë euro, 700 bankënota dollarë dhe 188 mijë denarë si dhe automjeti motorik “Iveko”, me të cilin janë bartur bananet.
Të gjithë personat e arrestuar do dalin para gjykatësit hetues për të zbuluar nëse ka pasur edhe persona tjerë apo kompani të përfshira në këtë operacion.
ZEKIRIJA MEXHITI
