Maqedoni

Pasaporta s’ka deri në fund të marsit, Çulevi dhe Spasovski me akuza të ndërsjella

20.02.2020 18:01

Pasaporta nuk do të ketë deri në fund të muajit mars. Ministri i Punëve të Brendshme, Naçe Çulev...

Pasaporta nuk do të ketë deri në fund të muajit mars. Ministri i Punëve të Brendshme, Naçe Çulev, konfirmoi se porosia është bërë dhe pritjet më optimiste janë që kontingjenti i ri i pasaportave të arrijë një javë më parë, përkatësisht nga mesi i marsit.
 
Është e sigurt se edhe pasaportat e reja do të jenë me emrin e vjetër të shtetit. Naçev tha se furnizimi, përkatësisht porosia e fundit për pasaporta është bërë në fund të vitit dhe se porosi e re ka pasur mundësi të bëhet në çdo kohë.
 
“Porosi mund të bëni kur të doni. Porosia e fundit është bërë në fund të vitit. Pasaportat janë porositur dhe shpresojmë që më 24 mars ose një javë më parë të arrijnë 100 mijë copë. Pasaportat tjera sërish duhet t’i porosisim dhe ato do të arrijnë në shtator ose tetor. Nuk do të jenë me emrin e ri, pasi nuk janë përcaktuar specifikimet  teknike rreth pamjes së dokumentit të ri të udhëtimit.”,- tha ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.
 
Gjithsesi, për mungesën e pasaportave akuzoi ish ministrin e MPB, Oliver Spasovskin, aktualisht kryeministër i Qeverisë teknike. Mirëpo, Spasovski tha se për problemin me pasaportat përgjegjës është, Çulev i cili e ka njoftuar qeverinë për këtë problem vetëm një javë më parë.
 
“Nëse ju them se kjo qeveri funksionin një muaj e gjysmë dhe vetëm para një jave merr informatë se ka problem me dhënien e pasaportave problem është diku tjetër. Gjithsesi thashë se ne jemi të orientuar që të gjejmë ndonjë zgjidhje dhe shpresoj se do t’ia dalim. Për funksionimin në ministri përgjegjës është ministri dhe gjithsesi se ka mekanizma dhe mënyre për të gjetur se kush ka përgjegjësi nëse ka përgjegjësi.”,- tha kryeministri, Oliver Spasovski.
 
Sipas Ministrit të punëve të brendshme, Naqe Çulev, Ministria ka pasur kontratë 10 vjeçare me kompaninë “Veritos” deri në vitin 2017, dhe që atëherë kjo çështje nuk është zgjidhur në formë të integruar por ka vazhduar bashkëpunimi me kompaninë “Veridos” përmes marrëveshjeve kornizë dyvjeçare.
 
Për tejkalimin e problemit, MPB ka formuar një komision, i cili po shqyrton mundësitë për zgjidhje afatgjate të problemit.        
 
SHPËTIM NUREDINI