Maqedoni

Transferimi i sektorin privat, Mançevski: Pas përfundimit të zgjedhjeve

20.02.2020 18:19

Transferimi i të punësuarve nga sektori publik në atë privat do të fillojë pas përfundimit të zgjedhjeve...

Transferimi i të punësuarve nga sektori publik në atë privat do të fillojë pas përfundimit të zgjedhjeve, informoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.
 
Janë bërë analizat dhe janë definuar pakot, por procesi do të fillojë pas zgjedhjeve, sepse në periudhën parazgjedhore janë të ndaluara çfarëdo lloj zhvendosjesh në administratë. 
 
“Punojmë në periudhë parazgjedhore, kur kemi ndërprerje për çfarëdo transferime. Që të ndryshojë diçka në cilin do institucion, përkatësisht të bashkohet, hiqet apo të vendoset diçka e re, duhet të ndryshohet Ligji për Organizim të Organeve në Administratën Shtetërore, i cili miratohet me shumicë prej dy të tretave, e më pas do të harmonizohen edhe ligjet individuale.”,- deklaroi ministri i MSHIA, Damjan Mançevski.
 
Mançevski thotë se do ta shqyrtojnë edhe propozimin e Konfederatës së Sindikatave të Lira, të cilët kërkojnë që paratë të cilat shteti planifikon t’ua paguajë biznesmenëve të cilët do të marrin punonjës administrate, t’i jepen Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, si dhe të sillet ligj për pensionim të parakohshëm, me çka do të ulej numri i administratës. 
 
“Propozimin e KSL-së do ta shqyrtojmë, deri më tani janë thirrur takime të shumta ku nuk e prezantuan, por do ta shqyrtojmë dhe do të përgjigjemi në mënyrë adekuate.”,- tha ministri i MSHIA-së, Damjan Mançevski.
 
Ministri Mançevski vlerëson se është ndryshe intenca e këtyre propozimeve, pasi që edhe përkundër takimeve të shumta një propozim i tillë nuk është dhënë më herët. 
 
ERSAN PAJAZITI