Ekonomi

Borxhi publik, Angellovska: Tre vitet e fundit është stabilizuar

20.02.2020 18:38

Borxhi është stabilizuar në tre vitet e fundit në krahasim me periudhën 2008-2016...

Borxhi është stabilizuar në tre vitet e fundit në krahasim me periudhën 2008-2016, kur u rrit ndjeshëm me 23 për qind, tha ministrja e Financave, Nina Angellovska, në prezantimin e sotëm të një platforme të re përmes së cilës qytetarët mund të kenë njohuri për gjendjen e borxhit të vendit.
 
Ajo tha se huamarrja e planifikuar prej 600 milion euro këtë vit është për kthimin e borxhit dhe mbulimin e deficitit buxhetor.
 
Sipas ministres, është me rëndësi që borxhi publik po stabilizohet dhe se  organizatat ndërkombëtare në raportet e tyre thonë se ai është stabilizuar.
 
Sipas të dhënave të prezantuara sot në fund të vitit 2019, borxhi publik ishte 48.9 për qind të BPV-së, ndërsa deri në fund të vitit 2020 pritet që borxhi publik të jetë 50.4 për qind. 
 
“Nuk mund të presim që borxhi publik të ketë ulje dhe ta quajmë të stabilizuar në momentin kur ne udhëheqim politikë të zhvilluar dhe politikë fiskale ekspanzive, kur duhet financojmë projekte të mëdha infrastrukturore që gjeneron të ardhura. Kemi deficit prej 283 milion eurove dhe ky deficit duhet të financohet. Jemi duke shfrytëzuar kushtet më të mira në histori për refinancim të borxheve të vjetra.”,- deklaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska.
 
Angellovska rritjen e borxhit publik e arsyeton vetëm nëse mjetet në mënyrë të duhur shfrytëzohen dhe kemi shumëzim fiskal. Platformën ministrja e vlerëson dhe si një hap përpara kundër lajmeve të rreme.
 
Platforma disponon informacione në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze dhe të dhënat do të riaftësohen në nivel një dhe tremujor.
 
GAZMEND REXHEPI