Botë

Mblidhet Këshilli i BE-së, debatohet për buxhetin 2021-2027 të Unionit

20.02.2020 19:18

Busxheti për vitet 2021 - 2027 i Bashkimit Europian pa Britaninë e Madhe tani në duart e shefave të shteteve dhe qeverive...

Busxheti për vitet 2021 - 2027 i Bashkimit Europian pa Britaninë e Madhe tani në duart e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Unionit.
 
Këshilli i BE-së është mbledhur në orët e pasdites për të marrë vendim konkret edhe pse sipas parashikimeve mund të ndodh e kundërta, pasi qëndrimet e vendeve anëtare janë të ndara. Presidenti i Francës, Emanuel Makron, shpreson në arritjen e platformës së përbashkët.  
 
“Mendoj se është një mundësi para nesh, nëse të gjithë vendosim një frymë kompromisi. Ka mënyrë për gjetjen e një zgjidhjeje gjatë këtij samiti, kjo mund të marrë orë apo ditë.”,- tha presidenti i Francës, Emanuel Makron.
 
BE është para disa sfidave sikurse politikat klimaterike, çështja e migrimit, sigurisë, ekonomisë dixhitale. Për kryeministrin letonezë që të realizohen këto ambicie duhen fonde konkrete.
 
“Nëse kemi ambicie të qarta, do të duhet që ti lidhim me financa konkrete. Është e vështirë të arrihet sot marrëveshje, por unë jam i interesuar që të ketë dakordim dhe kjo na duhet pasi iku Brintania e Madhe dhe tu japim sinjal të qartë qytetarëve tanë se Europa është gjallë dhe mund të funksionojmë shumë mirë.”,- tha kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins.
 
Por kryeministrja e Finlandës kundërshton projekt propozimin për buxhetin dhe shpreson në kompromis të arsyeshëm.
“Propozimi i Sharll Mishell ka shkuar në drejtim të gabuar. Analizat e mia flasin se qëndrimet e vendeve anëtare janë të ndryshme, por shpresoj në një zgjidhje kompromisi ditëve në vijim.”,- tha kryeministrja e Finlandës, Sana Marin.
 
Shefi i Këshillit të BE-së, Sharll Mishell, propozon buxhet prej 1,074% nga GDP-ja vjetore të BE-së, duke shpresuar se do të kënaq dy taboret.
 
Njëri tabor i kryesuar nga vendet skandinave, Gjermania, Austria dhe Holanda zotohen për buxhet nën 1%. Tabori tjetër i kryesuar nga Franca kërkon që buxheti të arrijë në 1.3%. Edhe politikat e zgjerimit të BE-së do të ndikohen nga kompromisi financiar.
 
MERAL ISMAILI