Maqedoni
Kadriu: Tërheqja e rekomandimit nga ke do të shkaktonte krizë
06.10.2014 16:50
Maqedonia, assesi të përfundojë detyrat e shtëpisë me të cilat e ngarkon Komisioni Evropian në rrugën e saj drejt integrimit evropian...

Me zvarritjen e tyre, zvarritet edhe procesi integrues i vendit, vlerëson profesori universitarë, Osman Kadriu, në prag të raport-progresit të KE-së për Maqedoninë.
Megjithatë, ai beson se krahas ngecjes në përmbushjen e detyrave, duke veçuar me këtë rast mungesën e dialogut politik edhe kësaj radhe Maqedonia do të merr rekomandim për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, por që ai do të jetë i përcjellë me shumë risi.
“Duke marrë parasysh krizën e thellë politike, do të jetë fitore e madhe e Maqedonisë në qoftë se ne nuk e humbim rekomandimin, në qoftë se ngel d. m. th. komisioni në raportin e tij për progresin e Maqedonisë që ta përsërisë çështjen e rekomandimit. Edhe pse Maqedonia i ka këto vështirësi, mendoj se komisioni do të qëndron në rekomandimin që ka qenë edhe deri tash dhe i përsëritur gati çdo 5 vjet me radhë edhe këtë vit komisioni do të del para anëtarëve”- deklaroi profesori universitarë, Osman Kadriu.
Kadriu nuk dëshiron të besojë në mundësinë për tërheqjen e rekomandimit nga ana e Komisionit Evropian. Një gjë e tillë, sipas tij, do të prodhonte efekte të paarritura në vend si në aspektin politik edhe në aspektin ndëretnik.
“Opsioni i dytë është shumë i vështirë, mos dhashtë Zoti në qoftë se komisioni në bazë të të gjitha këtyre të dhënave, gjendjes politike, ekonomike, krizës morale, krizës së drejtësisë që ekzistojnë në Maqedoni, vjen në përfundim që të tërhiqet rekomandimi, atëherë gjendja në Maqedoni do të jetë tejet e vështirë. Do të krijohet një krizë edhe më e rëndë për Maqedoninë, e cila krizë në radhë të parë do të ndikon në keqësimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe ndëretnike”- tha Kadriu.
Pikat për cilat pres të ketë më shumë vërejtje, përkatësisht fushat në të cilat duhet të punohet më shumë janë gjyqësia, mediat dhe marrëdhëniet ndëretnike, thotë Kadriu.
Sa i përket kontestit të emrit me Greqinë, ai nuk ka pritje të mëdha në këtë drejtim, duke veçuar edhe mungesën e kondicionit dhe interesit të nevojshëm nga të gjitha palët për tejkalimin e këtij ngërçi disavjeçarë.
NAIM RAMADANI
