Botë

Turqia heq vizat për gjashtë vende evropiane

20.02.2020 21:38

Autoritetet turke më 2 mars do t’i heqin vizat për qytetarët e Austrisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës, Polonisë dhe Britanisë së Madhe...

Autoritetet turke më 2 mars do t’i heqin vizat për qytetarët e Austrisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës, Polonisë dhe Britanisë së Madhe, të cilët vijnë për vizitë turistike në Turqi në kohëzgjatje prej 90 ditëve, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
 
Siç transmetojnë agjencitë e huaja, autoritetet turke vendosin lehtësime për vizat me qëllim përforcimin e turizmit, sipërmarrësisë dhe shkëmbimit kulturor, por edhe të arkës shtetërore.
 
Numri i turistëve të huaj u rrit për 14,11 për qind në vitin 2019 me çka të ardhurat nga turizmi arritën 34,5 miliardë dollarë, tregojnë të dhënat e raportit të janarit të Ministrisë turke të Turizmit dhe Institutit të Statistikës./mia