Gjykata Penale, fillon gjykimi për organizatorët e “27 prillit”
Në gjykatën penale filloi procesi gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend....

Në gjykatën penale filloi procesi gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend.
Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe ish-ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.
Të gjithë ngarkohen për vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Në hetim janë përfshirë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-punonjësi i DSK-së Nikolla Boshkovski, por procedura për ta është ndërprerë për ata derisa nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes.Përmes një komunikate të lëshuar me shkrim, nga Prokuroria Themelore Publike njoftojne se të dyshuarit në fillim të vitit 2017 kanë përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë pranim-dorëzim të qetë të pushtetit.
Për këtë qëllim, i kanë organizuar dhe materialisht i kanë mbështetur protestat masive, fillimisht para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa pastaj edhe protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrje të dhunshme në Kuvend më 27 prill.
Me këto aktivitete të dyshuarit kanë shkaktuar ndjenjë të pasigurisë, rrezik dhe frikë te qytetarët”, theksohet në kumtesën e PTHP-së.
