40 muaj burgim për këshilltarin e Trumpit
Ish-këshilltarI i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Roger Stone....

Ish-këshilltarI i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Roger Stone u dënua me 40 muaj burgim, nën akuzat se ka gënjyer Kongresin amerikan dhe ka ndërhyrë te dëshmitarët.
Stone është ndihmësi i gjashtë i presidentit Trump që dënohet nën akuzat që lidhen me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Stone u gjobit edhe me 20,000 dollarë dhe duhet të shërbejë 250 orë për komunitetin.
Dënimi i tij, megjithatë, është më i vogël se rekomandimi fillestar i prokurorëve për shtatë deri në nëntë vjet burgim.
Përmes një serie postimesh në rrjetin social, Twitter, Trump i ka konsideruar kërkesat për burgosjen e Stone si “të tmerrshme dhe të padrejta”.Për rrjedhojë, katër prokurorë kanë dhënë dorëheqje.
