Rasti “Monstra”, vazhdon shpalosja e dëshmive të reja
Në gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për vrasjen e pesfishtë në liqenin e Smilkovës....

Në gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për vrasjen e pesfishtë në liqenin e Smilkovës, i njohur për opinionin si rasti Monstra. Para trupit gjykues dëshmi për këtë rast japin kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpartiaku i tij prokurori, Xhelal Bajrami i cili në vitin 2012, kur ndodhi ngjarja famëkeqe në Liqenin e Smillkovës e kryente funksionin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.
Paraprakisht për këtë rast dëshimitë e tyre i dhanë lider I LSDM-së, Zoran Zaev si dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, në procedurë paraprake për rastin me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.
Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktgjykimet, i liroi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas heqjes së aktgjykimeve, lëndën “Monstra” e ndërmori PSP dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm.
