Kulturë

Artistët falënderojnë Bejtën për mbështetjen e artit

06.10.2014 16:59

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, priti në një takim kryetarin e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë, Reshat Ametin...

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, priti në një takim kryetarin e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë, Reshat Ametin dhe disa anëtarë të kryesisë së kësaj shoqate, me ç’rast, në shenjë falënderimi për mbështetjen e artit dhe sidomos të kolonisë artistike që u mbajt gjatë muajit korrik të këtij viti, kryetari i Shoqatës “Draudacum” Komunës së Gostivarit i dhuroi 11 vepra të artistëve nga kolonia e fundit.
 
“Unë them se një prej shtyllave kryesore që e tregon popullin se sa është i ngritur në nivelin kulturor është edhe arti”- deklaroi me këtë rast kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili veçoi punën e artistëve figurativ të Gostivarit.
 
Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës “Draudacum”, Reshat Ameti, theksoi se kryetari Bejta ka qenë një ndër ata që e kanë përkrahur artin dhe kulturën në përgjithësi në Gostivar, me ç’rast përmendi aktivitetin e fundit madhështor, ku u organizua kolonia e artit figurativ “Draudacum 2014” dhe morën pjesë artistë nga dhjetë shtete. 
 
Veprat artistike nga kolonia e fundit artistike “Gostivari 2014”, që iu dhuruan sot kryetarit Bejta, do të vendosen në hapësirat e ndërtesës së Komunës së Gostivarit.
 
LULZIM HAZIRI