RREGULLORJA PËR MBULIMIN MEDIATIK TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE 2020- TVM 2
- RREGULLA TË PËRGJITHSHME
Rregullat paraqesin operacionalizim të detyrimeve në Ndërrmarjes Publike Radiodifuzive Radio Televizioni i Maqedonisë, për mbulimin e procesit zgjedhor, të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Sipas rregullativës ligjore, RTM është e obliguar të sigurojë mbulim mediatik të drejtë, të balancuar dhe pa anime të procesit zgjedhor , në të gjitha programet e tij dhe të mundësojë qasje në të gjitha format e prezentimit mediatik- lajme, emisione të veçanta informative dhe prezentim politik pa pagesë , për të gjithë pjesmarrësit në fushatën zgjedhore.
Gjithashu, në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror Zgjedhor(KSHZ),RTM është e obliguar të informojë qytetarët për mënyrën dhe teknikën e votimit dhe të gjitha informacionete tjera që kanë lidhje me procesin zgjedhor.
Rregullat aplikohen që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve Parlamentare, deri në përfundimin e tyre.
- MBULIMI I ZGJEDHJEVE NË EDICIONET INFORMATIVE
Në edicionet informative ( LAJMET, DITARI), që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, deri në ditën e fillimit të fushatës zgjedhore, TVM 2 do të respektojë të gjitha standardet dhe dispozitat për krijimin e programeve, të vërtetuara në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele , standardet profesionale nga Kodeksi Etik i Gazetarëve në RMV dhe Kodin Etik të RTM-së, si dhe principet e mbulimit mediatik të proceseve zgjedhore .
TVM2, do të sigurojë informim të balancuar të aktiviteteve të të gjithë subjekteve pjesmarrëse në zgjedhje, nga pushteti dhe opozita të përfaqësuar në Kuvendin Republikan dhe të subjekteve politike që në përbërjen e fundit nuk kanë pasur përfaqësues në Kuvend.
- LAJMET GJATË FUSHATËS ZGJEDHORE DHE NDARJA E KOHËS PËR PREZENTIM
Servisi i Dytë Programor në RTM, TVM2, do të mbulojë fushatën zgjedhore , si më poshtë:
-Në ditaret televizive ( Ditari 1 dhe Ditari 2 në gjuhën shqipe), në orën 18:30 dhe 22:00;
Në edicionet e tjera informatie ( Lajme- 12:00) do të informohet shkurtimisht vetëm për aktivitetet e ditës së subjekteve politike,.
Sipas nenit 76-a, alinea 2 nga Kodi Zgjedhor , gjatë zgjatjes së fushatës zgjedhore, Servisi Publik Radiodifuziv është I obliguar të sigurojë informim të balancuar në programet informative, me atë që 30% e kohës do t’u kushtohet informacioneve nga ngjarjet e ditës në vend rajon dhe botë, 30% e kohës për aktivitetet e partive politike në pushtet , 30% për aktivitetet e partive opozitare dhe 10% e kohës për aktivitetet e subjekteve politike që nuk janë të përfaqësuar në kuvend.
Rregullativa ligjore nuk përcakton kohë televizive për aktivitetet e kandidatëve të pavarur, më saktë kandidatëve të zgjedhur nga një grup zgjedhësish, por duke pasur parasysh pozicionin dhe detyrimet nga faqja 3 dhe 8 e rolit të Servisirt publik në shoqëri, TVM 2, për aktivitetet e kandidatëve të pavarur do të informojë në kuadër të 10% të paraparë për informatat nga fushata zgjedhore e partive politike që nuk kanë përfaqësues në Kuvend.
Informacionet për aktivitetet e fushatës së partive politike në pushtet dhe opozitë, do të prezentohen me sistem rotacioni të përditshëm , toni I prezentimit do të jetë neutral.
Të njejtat rregulla vlejnë edhe për edicionet informative- programet në gjuhët e etniteteve të tjera joshumicë që emetojnë program në kuadër të TVM 2. Balancim, paanshmëri edhe në kuadër të çdo informacioni zgjedhor në këto programe, sigurisht duke marrë parasysh edhe instensitetin e fushatës zgjedhore të përfaqësuesve politikë nga partitë që përfaqësojnë këto etnitete.
TVM 2 as në këtë proces zgjedhor, nuk do të jetë në gjendje të sigurojë informacione për personat me dëgjim të dëmtuar, për shkak të mospasjes së personave interpretues adekuatë për këtë kategori shikuesish, edhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e nacionaliteteve të tjera joshumicë që emetojnë program në TVM 2.
IV.INFORMIMI PËR AKTIVITETET E PUSHTETIT QËNDROR DHE LOKAL
Aktivitetet e rregullta të organeve shtetërore, komunave dhe institucioneve të tjera me autorizime publike, në edicionet informative në TVM 2, do të trajtohen në pjesën e lajmeve dedikuar informacioneve nga vendi.
Marrë parasysh obligimin nga ligji 76-a, neni 12 nga Kodi Zgjedhor, sipas të cilit që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre, informimi rreth aktiviteteve të rregullta të organeve shtetërorë, organeve të pushtetit lokal , institucioneve shtetërore dhe organizatave, si dhe aktivitetet e personave të tjerë dhe subjekteve juridike, të cilëve ligji iu ka dhënë autorizime publike, nuk guxon të jetë në funksion të prezentimit mediatik zgjedhor, të asnjë subjekti politik/kandidati të pavarur pjesmarrës në zgjedhje. Për aktivitetet të tila, TVM 2 do të informojë në pajtim me zhanret e caktuara të gazetarisë.
V.ZGJEDHJET NË PROGRAMET E VEÇANTA INFORMATIVE
EMISIONET DEBATIVE
Marrë parasysh patjetërsueshmërinë e të drejtës së qytetarëve për të qenë të informuar rreth programeve dhe qëndrimeve të të gjitha subjekteve relevante politike , si dhe për ndryshimet në politikat dhe qëndrimet e të njejtëve, TVM 2 gjatë kohës së zgjedhjeve do të fokusohet në programe debative, si një lloj i veçantë emisonesh informuese , përmes të cilave qytetarët më lehtë do të mund të njihen me qëndrimet e kandidatëve në garën për zgjedhjet parlamentare dhe lokale 2019.
Marrë parasysh specifikën gjuhësore të emitimit të programit në TVM2 ( pjesa më e madhe e të cilit , është program që emetohet në gjuhën shqipe), prezentimi i kandidatëve presidencialë do të bëhet në gjuhën shqipe për kandidatët eventual nga etnikumi shqiptar dhe me përkthim të kandidatëve që vijnë nga etniteti maqedonas.
Në pajtim me obligimin ligjor nga neni 76-a alinea 11, TVM 2 do të Organizojë intervista me përfaqësuesit e subjekteve pjesmarrëse në zgjedhje , si dhe përmes analizave nga ekspertë të fushës, do të përiqet t’u ofrojë shikuesve një pasqyrë të qartë të ofertës së të gjithë partive politike dhe kandidatëve pjesmarrës në procesin zgjedhor.
TVM 2 vërteton rregullat e debatit që vlejnë njësoj për të gjithë pjesmarrësit. Për të pasur prezentim korrekt dhe të drejtë të të gjithë pjesmarrësve në procesin zgjedhor, ekipi i redaktorëve në TVM 2, do të përkujdeset që pjesmarrësit në debate të jenë në të njejtat pozicione në partitë politike që përfaqësojnë dhe që të mos ketë paraqitje të shpeshta të të njejtëve persona nga këto parti.
TVM 2 informon partitë për kohën e saktë të ardhjes në studio të përfaqësuesve të tyre . Në rastet kur emisionet nuk shkojnë drejtpërdrejt, por xhirohen paraprakisht, nuk do të ketë as korrigjime, as prerje e as montime shtesë të materialit të xhiruar në studio, përvec rasteve kur deklaratat e bëra janë në kundështim me Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, standartet e profesionit të gazetarisë nga Kodi Etik i RTM-së dhe rregullave për mbuliin e zgjedhjeve. Për t’u vërtetuar kandidatët se asgjë nuk ka ndryshuar nga emisioni i xhiruar në atë që ju prezentohet shikuesve, ata do të kenë mundësi të kërkojnë edhe kopje të emisionit të pamontuar. Në asnjë mënyrë nuk do të lejohet rixhirim apo korrigjim i deklaratave, që pjesmarrësit në intervista apo debate, kanë bërë gjatë kohëzgjatjes së tij.
Drejtuesit e debateve, do të sillen në përputhje me principet etike dhe profesionale, për paanshmëri dhe neutralitet ndaj të gjithë pjesmarrësve në debat.TVM 2 do të organizojë debate , pa marrë parasysh nëse ndonjëra nga partitë/kandidatët e ftuar, mund të anulojë pjesmarrjen. Në këtë rast, në studio do të lihet karrike e zbrazur e pjesmarrësit që mungon dhe publiku do të informohet saktësisht për arsyet e mungesës, ndërkohë që pjesmarrësit e tjerëdo të vazhdojnë debatin.
INTERVISTA
Gjithashtu TVM 2 do të sjellë për shikuesit e tij edhe intevrista me përfaqësues të instituconeve të tjera relevante për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, KSHZ, ASHMAAV, OJQ që do të kenë vëzhgues në pocesin zgjedhor, Avokatin e popullit etj. Pra me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të angazhuara në aspektet relevante të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, për një proces korrekt dhe demokratik.
PROGRAMET E TJERA INFORMATIVE, ARGËTUESE DHE EDUKATIVE
Që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në përfundimin e tyre, në të gjitha emisionet e tjera informative ( emisionin e mëngjesit, emisionin e ekonomisë etj,), TVM 2 nuk do të japë asnjë infrmacion që ka lidhje me procesin zgjedhor. Segmentet programore të përcaktuara për emisione edukative, sportive dhe zbavitëse, në asnjë moment nuk do të përdoren për paraqitjen e pjesmarrësve në procesin zgjedhor, e as për intervista me bartës të funksioneve publike.
VI. INFORMIMI RRETH HULUMTIMIT TË MENDIMIT PUBLIK
TVM 2 do të informojë rreth rezultateve të hulumtimeve të mendimit publik vetëm nëse është i njohur porositësi i anketave dhe nëse të njejtat janë zhvilluar në shembuj reprezentativë të pranueshëm.
Gjatë publikimit të anketave nga hulumtimi i mendimit publik, do të respektohen standardet e mëposhtme:
-Respektim të obligimit të të dhënave :
Emri i porositësit dhe paguesit të anketës ,
emrin e institucionit që ka kryer hulumtimin,
metodologjia e përdorur,
madhësia dhe struktura e shembujve të hulumtuar
dhe periudha në të cilën është kryer hulumtimi;
Informim për margjinën e pritshme të gabimit, sidomos kur ndryshimi mes pretendentëve është në kuadër të kësaj margjine;
-Rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik që kanë të bëjnë me pjesmarrësit në procesin zgjedhor, do të publikohen më së voni pesë ( 5) ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e rrethit të parë dhe të dytë tëzgjedhjeve :
- Rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik të kryera në ditën e votimit, nuk do të publikohen deri në orën 19:00, më saktë deri në mbylljen e kutive të votimit.
VII.HESHTJA ZGJEDHORE
Gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, TVM 2 do të vazhdojë të informojë rreth procesit zgjedhor dhe rrjedhës së votimit.
Nuk do të emetohen përmbajtje të cilat mund të konsiderohen si thyerje e heshtjes zgjedhore .
Nuk do të emetohet asnjë lloj informacioni, material audio dhe audiovizuel, që kanë të bëjnë me /ose në të cilat marrin pjesë pjesmarrësit edrejtpërdrejtë në procesin zgjedhor ( kandidatët- partitë politike).
Nuk do të publikohet asnjë lloj forme informimi mediatik , e cila haptazi ose fshehurazi është në funksion në fushatës zgjedhore të ndonjë subjekti politik/kandidati, e që mund të ndikojë në vendimin e qytetarëve.
Nuk do të emetohen të dhëna të cilat zulojnë identitetin e subjektit politik /kandidatit të përfshirë në incidente eventuale apo parregullsi të tjera gjatë heshtjes zgjedhore dhe në vetë ditën e votimit.
Nuk do të emetohen deklarata të kandidatëve pjesmarrës në procesin zgjedhor, pjesmarrësve të drejtpërdrejtë në fushatën zgjedhore, përfaqësuesve të partive politike dhe bartësve të funksioneve në organet qeverisëse.
VIII.PREZENTIM POLITIK PA PAGESË
Në pajtim me obligimin ligjor nga Kodi Zgjedhor, për emetim të programit politik pa pagesë, TMV 2 gjatë kohës së fushatës zgjedhore , edhe në rrethin e parë edhe në rrethin e dytë zgjedhor, mundëson emetimin e prezentimit politik pa pagesë të të gjithë pjesmarrësve në procesin zgjedhor.
Koha e prezentimit për të gjithë pjesmarrësit në procesin zgjedhor, ndahet sipas principeve të mbulimit të balancuar të zgjedhjeve ( kohë e njejtë- proporcionale për të gjithë), të vërtetuara në nenin 75-a të Kodit Zgjedhor.
Orari i emetimit të prezentimeve pa pagesë të kandidatëve, do të bëhet e ditur menjëherë me fillimin e fushatës zgjedhore, radhitja e prezentimit do të vërtetohet me tërheqje rastësore .
Prezentimi politik pa pagesë, do të emetohet në rripin programor prej ores 18:00 -23:00.
Prezentimi politik pa pagesë, do të jetë dukshëm i etiketuar në ekran, si “prezentim politik pa pagesë”, gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij.
IX. E DREJTA PËR KORRIGJIM DHE PËRGJIGJE
Cilët palë mund të kërkojnë publikim në TM 2 të korrigjimit/përgjigjes.
Cilido prej pjesmarrësve në procesin zgjedhor, ( kandidat, parti politike, koalicion etj.), si dhe çdo person fizik apo juridik, ka të drejtë të kërkojë falas nga TVM 2 , më saktë nga kryeredaktori I TVM 2, publikimin e :
-Korrigjimit të informacionit të publikuar , në të cilin janë publikuar fakte të pavërteta, me të cilat janë dëmtuar të drejtat dhe interesat e tij, ose;
-Përgjigje rreth informacionit të publikuar, nëse ka të bëjë me fakte të veçanta të potencuara në të njejtin ose nëse ka interes legjitim. Kërkesa për emetimin e korrigjimit/përgjigjes , bëhet në formë të shkruar .
- Kërkesa duhet të jetë e nënshkruar nga ana e kërkuesit, me të gjitha të dhënat e tij personale:
- Duhet të potencojë saktësisht për cilin lajm/pjesë të lajmit bëhet fjalë si dhe datën e emetimit të të njejtit;
AFATET E PUBLIKIMIT DHE TË DHËNA TË TJERA
Gjatë kohës së procesit zgjedhor, korrigjimi/përgjigja, do të publikohen në ditarin e parë televiziv pas marrjes së ankesës.
Nëse kërkesa për publikimin e korrigjimit/përgjigjes ndaj një informacioni të caktuar, nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, atëherë në dhënien e së njejtës do të respektohen afatet dhe kushtet për publikimin e tyre , të vërtetuara në Ligjin për Media ( Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 184/2013 dhe 13/2014).
TVM2- SERVISI I DYTË PROGAMOR
KRYEREDAKTORE – MIGENA GORENCA