Koronavirusi, zvogëlohet numri i të infektuarve
21.02.2020 12:26
Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Kinë vazhdoi sot të zvogëlohet....

Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Kinë vazhdoi sot të zvogëlohet.
Janë konfirmuar edhe 899 raste të personave të infektuar, në një moment kur autoritetet shëndetësore janë optimistë për parandalimin e epidemisë, nga e cila deri më tani e kanë humbur jetën më shumë se 2.200 njerëz dhe është përhapur në vendet e tjera.
Në 24 orët e fundit numri i personave të infektuar me virusin e ri ka arritur gjithsej 75.465, ndërsa bilanci i vdekjeve është 2.236, pasi janë regjistruar edhe 118 të vdekur.
Më shumë se një mijë raste të personave të prekur dhe 11 persona të vdekur janë konfirmuar jashtë pjesës kontinentale të Kinës.
