Dërgohen makineri përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë
Ekipi i parë evropian ka arritur sot në Kiev për të ndihmuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë...

Ekipi i parë evropian ka arritur sot në Kiev për të ndihmuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila do të vendos katër makineri mbrojtëse të telekomanduar përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe në zonën e luftës, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje të aprovuar nga Moska dhe Kievi, më 5 shtator, ka bërë të ditur zëdhënësi i OSBE-së, Michael Bociurkw.
Ai tha se makineritë do të vendosen për të përforcuar kufirin.
Zëdhënësi Bociurkiw, ka thënë se ende nuk është e qartë nëse këto mjete survejimi do të jenë pjesë e OSBE-së ose jo. Ai ka shtuar se OSBE e ka ndërmend që të dyfishojë ekipin monitorues të misionit në Ukrainë nga 80 në 160 persona.
Edhe ministri i Mbrojtjes francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se Franca bashkë me Gjermaninë po mendojnë të dërgojnë makineri të tilla në Ukrainë.
