Botë

Halimi: Rama në Beograd të ngrisë edhe çështjen shqiptare

06.10.2014 17:34

Liderët e Luginës së Preshevës mirëpresin vizitën e kryeministrit, Edi Rama, në Beograd, e paralajmëruar për 22 tetor...

Liderët e Luginës së Preshevës mirëpresin vizitën e kryeministrit, Edi Rama, në Beograd, e paralajmëruar për 22 tetor, duke kërkuar që në takimet me krerët e shtetit serb ta shtrojë edhe problemin me gjendjen jo të mirë të shqiptarëve në këtë pjesë. 
 
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, për mediumet e luginës ka thënë se pret shumë nga vizita e kryeministrit Rama në Serbi.
 
“Besoj se vizita e Ramës në Beograd do të mund të përmirësojë marrëdhëniet, duke u reflektuar në përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Vizita e kreut të qeverisë shqiptare në Beograd ka rëndësi të veçantë për çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, ku shqiptaret e Luginës së Preshevës janë për disa dekada mbrapa serbëve të veriut të Kosovës”- ka deklaruar Halimi. 
 
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka thënë se vizita e Ramës mund të jetë e mirë për shqiptarët nëse ai gjatë takimit me kryeministrin serb, Aleksander Vuçiq, do të shtrojë si çështje problemet e shqiptarëve në këtë pjesë.