Maqedoni
Paradite mot me vranësira, pasdite me diell dhe me erë veriore
22.02.2020 11:59
Në vend moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare deri në të përforcuar veriore....

Në vend moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Paradite në vendet më të larta dhe në malet do të ketë kushte për borë të dobët.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 6 deri në 4 gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus 2 deri në 11 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 1 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.
