Maqedoni
Zbatimi i gjuhës shqipe në gjyqësor, Sejdini: Kemi mungesë financiare dhe kadrovike
22.02.2020 13:25
Zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nëpër institucione paraqet sfidë...

Zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nëpër institucione paraqet sfidë, sidomos në gjyqësorë konsideruan pjesmarrësit në konferencën “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të ligjit të përdorimit të gjuhëve në RMV”. Kreu Gjykatës Administrative Burim Sejdini tha se gjykatat përballen me mungesë financash teksa pret angazhimin kuadrove për ta zbatuar tërësisht ligjin për gjuhët.
"Realisht sfida kemi dhe këto nuk duhet të na inkurajojnë.Neve si gjyqësi ndodhemi para problemeve serioze financiare dhe kadrovike për implementim të tërësishëm të ligjit mirëpo nuk ka shmangie nga ky obligim kështu që besoj që shum shpejtë do të ketë angazhim edhe një numër të konsiderueshëm të përkthyesve dhe lektorëve nëpr gjykata që të mundet edhe në pjesën kontekstit dhe në pjesën e shfrytëzimit të së drejtës edhe të neve si gjykatës shqiptarë të mund që gjatë punës tonë të zbatojmë ligjin për përdorimin e gjuhëve."- tha Burim Sejdini, kryetar i gjykatës administrative.
Zbatimi i gjuhës shqipe në gjyqësor, Jashari: Do të krijohen kushte për zbatim
Profesori universitarë Adnan Jashari beson se do të krijohen kushtet për zbatimin e ligjit edhe në gjyqësor. Sipas tij zbatueshmëria e dispozitave të këtij ligji kërkon kohë, durim por edhe angazhim.
"Vlersoj se megjithatë se do të krijohen parakushte të mirfillta për fillim të zbatimit të dygjuhësisë edhe në procedura gjyqësore. Mbi gjitha edhe seancat në gjykatë janë seanca gjyqësore ashtu siç janë seancat plenare në kuvend, respektivisht seancat në qeveri janë seanca të qeverisë jam megjithatë i bindur se durimi do të sjell rezultat."- tha Adnan Jashari, profesor universitarë.
Zbatimi i gjuhës shqipe në gjyqësor, Selmani: Gjyqësori më i paprekuri
Duhet krijojmë autoktonsinë e gjuhës shipe dhe jo të përkthimit vlersoi profesori universitarë Bashkim Selamni. Sipas tij gjyqësori mbetet fusha më e pa prekur nga gjuha shqipe.
"Aktualisht gjyqësori është më i paprekuri me gjuhën shqipe. Ka institucione të rasteve të ndryshme për arsye se përkthimi do të thotë nëse unë në rast se në Kinë “vras” një person mua më garantohet gjuha shqipe atje kjo është e garantuar me konventë. Gjuha shqipe duhet të jetë gjuhë autoktone dhe nga momenti me këtë ligj që është duke u realizuar tani duhet të jetë funksionale në bazë të ligjit dhe ligji e përcakton zyrtarizimin e gjuhës shqipe nëpër institucione."- tha Bashkim Selmani, profesor universitarë.
Zbatimi i gjuhës shqipe në gjyqësor, Sela: gjuha të zbatohet jo të përkrthehet
Ndërkohë drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhëve Ylber Sela është i prerë. Ai tha se nëpunësit duhet të fillojnë të përgadisin aktet në gjuhën shqipe.
"Nuk dueht të lejojmë që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e përkthimit dhe këtu dihet që nëpunësit administrativ shqiptarë duhet të fillojnë që aktet t’i bëjnë në gjuhën shqipe dhe jo t’i bëjnë në gjuhën maqedonase dhe mandej t’i dërgojnë në përkthim sepse ne e dijmë që mos të themi 25% por 20% nëpër institucione shtetërore në Maqedoni janë shqiptarë dhe duhet që 20% të dokumenteve apo më shumë duhet të fillojnë që aktet t’i bëjnë në gjuhën e tyre amtare sepse ua mundëson ligji."- tha Ylber Sela, drejtor i AZGJ-së.
Konferenca u organizua në kuadër të 21-shkurtit dita ndërkombëtare e gjuhës amëtare.
NAIM RAMADANI
