Maqedoni
Arsovski: Shekerinska dëmtoi buxhetin mbi 250.000 euro
22.02.2020 13:57
VMRO-DPMNE-ja opozitare sërish ka akuzuar ministren e mbrojtjes Radmilla Shekerinska...

VMRO-DPMNE-ja opozitare sërish ka akuzuar ministren e mbrojtjes Radmilla Shekerinska se është e përfshirë në një tender për blerjen e dy makinave të rënda për nevojat e armatës dhe ka dëmtuar kështu buxhetin e shtetit mbi 250.000 euro.
"Dita e tretë, institucionet heshtin për blerjen e makinave të rënda për ushtrinë e RM-së. Dy ditë më parë kishim edhe konfirmim nga ministria e mbrojtjes dhe Radmila Sekerinska se vërrtet ishin të paguar shumë me një çmim shumë më të lartë dhe krahas kësaj institucionet heshtin. Makinat të cilat në Serbi ata shiten për 108,000 këtu në Maqedoni ata janë blerë për mbi 230,000 euro një copë. A nuk është ky një krim i dukshëm? Ku dhe në xhepat e kujt përfunduan mbi 250,000 euro, dallimi i parave për dy makinat, para të qytetarëve të cilat Radmila Sekerinska përmes Ministrisë së Mbrojtjes i ka paguar të njëjtat makina?"- tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.
Ministria e mbrojtjes: Janë respektuar të gjitha procedurat
Dit më parë ministria e mbrojtjes doli me reagim për rastin në fjalë: “Lajmet e rreme nuk kalojnë. Makinat për të cilat nënkryetari i VMRO-DPME foli nën presionin e nervozës gajtë një përballje televizive janë blerë me tender publik , me çrast janë respektuar të gjitha dispozitat ligjore. Ai lloj i makinave karakterizohet me një gamë të gjërë të karakteristikave teknike, fuqinë e motorit, paisje shtesë, efikasitet, madhësi dhe në bazë të kësaj formohen edhe çmimet”.
Nga tre opcionet është zgjedhur oferta më e mirë dhe nuk ka pasur vërejtje nga ofertuesit e tjerë shkruan më tej në reagim.
