Maqedoni
KSHZ, jo kompetente për kërkesën e Çulevit
22.02.2020 14:32
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri është deklaruar jokompetente rreth kërkesës së ministrit teknik të brendshëm Naqe Çulev...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri është deklaruar jokompetente rreth kërkesës së ministrit teknik të brendshëm Naqe Çulev për të vlersuar vendimin e qeverisë për anulimin e emërimit të kryeshefit të Tetovës. Sipas tyre ata mund të veprojnë vetëm nëse ka kontest midis ministrit teknik dhe zv/ministrit plotsues e që nuk ka të bëjë me këtë rast.
"KSHZ kërkesën për mendim me numër 0823237/1 nga data 21 shkurt hedh poshtë si të pa lejuar. Vendimi i KSHZ-së ëhtë përfundimtarë", tha Ditmire Shehu, nenkryetare e KSHZ-së
"Ne veprojmë lidhur me ndonjë kontest midis ministrit dhe zv/ministrit plotësues, këtu nuk ka rast të tillë por këtu ka të bëjë me raportin juridik midis qeverisë dhe ministrit teknik për çka KSHZ nuk është kompetente të veprojë", tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.
"Se a është vendimi ligjorë apo jo nuk është detyrë e KSHZ-së që buron nga neni 48 i ligjit për qeveri. Pyetja e ministrit është e pa bazë dhe në asnjë mënyrë nuk futet në kompetencën tonë të cilat janë gjithashtu të lidhura me nenin 48", tha Elizabeta Postolovska, anëtare i KSHZ-së.
Çulev nga KSHZ ka kërkuar të vlerësojë ligjshmërinë e aktit për anulimin e vendimit për emërimin e Goce Jankuloskit për kryeshef të sektorit të brendshëm në Tetovë.
NAIM RAMADANI
