Maqedoni
Funksionimi i qeverisë teknike, Selmani: Jo funksionale, në dëm të qytetarëve
22.02.2020 15:02
Zhvillimet e fundit të krijuara nëpër insitucionet e vendit po dëshmojnë se Qeveria teknike sipas modelit të Përzhinës...

Zhvillimet e fundit të krijuara nëpër insitucionet e vendit po dëshmojnë se Qeveria teknike sipas modelit të Përzhinës gjithnjë e më shumë po e humb funskionalitetin e mirëfillt të saj. Sipas ekspertit të çështjeve juridike, Bashkim Selmani problem I fundit I krijuar në MPB me mungesën e pasaportave dëshmon se nga përplasjet mes partive lidhur me përgjegjësinë, në fund humbës ngelet qytetari i rëndomtë.
“Marrëveshja e Përzhinos nuk është dëshmuar funskionale deri tani dhe mos efikasiteti i saj ka lënë një zbrastirë me përplasjeve mes partive politike siç është VMRO-LSDM. Kjo ka bërë jo funskiaonle edhe për shërybeseit se si të shërbhet për qytetarin sepse ju e patë rastin edhe me pasaportat kemi shumë aktvendime që duhet sjell MPB dhe krejt këto janë të bllokuara deri sa të përfundojnë zgjedhjet.”- tha Bashkim Selmani, analist.
Sa I përket situates së krijuar pas shkarkimit të ministers plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale nga VMRO Rashela Mizrahi, professor Selmani ia hedh fajin vetë partisë e cila nuk po e tejkalon veten.
"Në këtë rast VMRO është vetë shkaktare dhe obrsuksioniste ndaj insititucioneve në përgjithësi dhe kjo e bën jo funkasional interesin e asaj dhe kjo dëshmon se VMRO nuk arrinë dotë atë emancipimin e duhur sepse interesat grupore nuk mund ti vuajnë qytetarët. Pra është më tepër aspekti moral ajo që dëmton qytetarët por në këtë rast të dy paritë politike nk mbajnë llogari për përplasjet se kë e dëmtojnë, gjithmonë gjejnë zbrazëtira të cakutara ligjore për të përplasur kontestuar, dhe në fund koston e tyre e paguajnë qytetarët.”, tha Bashkim Selmani, analist.
Pas shkarkimit, dhe vendimit nga ana e VMRO-së që të mos propozojë emër tjetër në postin e ministrit teknik në këtë dikaster, Qeveria vendosi që autorizimet dhe përgjegjësinë në udhëheqjen me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale t’ia jep zëvendësministrit Gjonul Bajraktar. Qeveria teknike doli si rezultat i marrëveshjes së Përzhinës dhe detyra krysore dhe e vetme e saj është që të përgatisë vendin për zgjedhje të lira, të qeta dhe demokratike.
ZEKIRJA MEXHITI
