Ekonomi
Partitë politike: Duhet bërë më shumë për zhvillimin ekonomik
22.02.2020 18:01
Duhet punët të ndryshohen, duhet të investohet ne shëndetësi por edhe në energjetike...

Duhet punët të ndryshohen, duhet të investohet ne shëndetësi por edhe në energjetike, kjo është e ardhmja jonë tha kryetari I VMRO-së Hristian Mickovski.Investimi në ekologji dhe në energjeike nënkupton investim në shëndetin dhe në të ardhmen e e të gjithve. Për fat të keq kemi ngecje të tërsishme këto tre vite, kemi disfata në vend të fitoreve, kemi ngecje të projekteve në vend të realizimit të tyre.
"Premtuan ajër të pastër, ndërsa u bëmë shteti me ajër më të ndotur në botë. Premtuan gazifikim morëm zero realizim. Hidroakumulime të zbrazëta, humbje dhe riparime të shtrenjta për më shumë para në firmat e afërta me pushtetin. Ajri i ndotur na e merr shëndetin, të ardhmen tonë. Pushteti tregton me atë që është më i shtrenjtë për çdo person. Ndërsa, kjo vazhdon të sjellë mposhtje të vendit", tha Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Nga LSDM thonë se VMRO - DPMNE njëmbëdhjete vite kanë gënjyer për gasifikimin, ndërsa me ne kjo është reale.
"Në programet tona zgjedhore LSDM, në vitin 2014 dhe 2016 qartë treguam se shtetit I duhet një korridor I ri gazi me njërin nga fqinjët. Në rasatin tonë, ndërlidhje me Greqinë. Tani mund tju them se ky projekt ka gjetur mbështetje nga SHBA por edhe nga BE, kemi fituar grante dhe ky projekt është në fazën përfundimtare. Pritet gjatë këtij viti të fillojë ndërtimi I të njejtës, dhe në vitin 2021 ti respektojmë përfitimet e këtij ndërlidhësi", thonë nga LSDM.
Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, pranoi se duhet bërë më tëpër në sferën e ekonomisë.
"Vitet në vijim duhet të punojmë shumë, duhet të sigurojmë stabilitet politik, largpamësi dhe koncepte të qarta që të garantojmë sukses ekonomik. BDI-nuk do të mbështetet vetëm me suksesin e arritur vitet e kaluara.Fokusi jonë është ky, të krijomë ekonomi të cilën do ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e RMV-së", tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekomomisë.
Sipas VMRO-së Maqedonia është vendi që harxhon më së shumti energji elektrike në mënyrë jo-efikase në të gjithë Evropën.
FARIJE DAUTI BAKIU
