Maqedoni
VMRO-DPMNE publikon përgjimin e radhës për Zevin
23.02.2020 17:59
Antonio Milloshovski publikoi një matrial të ri, i cili i është dorzuar sic tha ai, nga një person anonim....

Përpara se ta lëshoj audio-incizimin lexoi një letër e cila i është dorëzuar bashkë me audion edhe transkripta. Sipas Milloshovskit, matriali tregon ndëryrje të ashpër në pushtetin Egzekutiv si dhe kontrollë të plotë në vendimet e pushtetit egzekutiv, mbi punën e prokurorisë. Ai tha se nga matrialet ka të dhëna serioze për përgjegjësi penale, elemente të korrupsionit të lartë dhe keqpërdorim të pozicioneve zyrtare të personave të zgjedhur dhe atyre të ndryshuar.
"Z.Zaevi si kryeministër, në prani të personave të tjerë jo të njohur, jep në mënyrë të qartë një deklaratë se ai, ka bërë marrveshtje për vendimet, bashkë me Gjykatën speciale. Gjithë kohës ka qenë në bashkëpunim të ngusht me zonjën Katica Janeva. Prandaj lehtë mund të jepet një përfundim se Zoran Zaev dhe Katica Janeva kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë edhe për rastin” Zhvatja”. Z.Zaev, qartë tregon se pse i shpejtoheshte për një mënyrë jo legale dhe me procedura të pa-rregullta, ta kaloj ligjin për prokurorinë, që në të ardhmen të mos vlejnë si ligjore matrialet të cilat mund të shfrytëzohen si dëshmi kundër tij në ndonjë procedurë urgjente."- tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: VMRO nuk mund të funksionojë pa gënjeshtra
VMRO-DPMNE nuk mund të funksionojnë pa gënjeshtra dhe konstruksione, reagoi Hari Llokvenec nga LSDM, pas publikimit të matrialit. Ai tha se bëhët fjalë për biseda kur kanë zhvilluar takime me tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së si dhe me bllokun politik shqiptarë , gjatë kohës që është diskutuar për rëndësinë e ligjit për prokurorinë. Ne, potencoi Llukvenes luftonim për zgjidhje të drejte të lendës së PSP-së.
"Kryetari Zaev, në audio-incizimet e publikuara ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme për mosveprim të lendëve nga PSP-së, pas qershorit të viti 2017, gjendje me cka, lëndët dështonin nëse nuk votohej ligji për prokurorinë. Biseda mes të tjerash tregon pse duhet të sillej ligji për prokurorinë. Tani me atë është tejkaluar vendimi I Gjykatës Supreme. Me ligjin e Prokurorisë Publike mundësuam që të gjitha lëndët të marrin zgjidhje ligjore, bazuar në prova të sigurta."- tha Hari Llukvenec nga LDSM.
Milloshovski pas pulikimit të audio-incizimeve dhe traskriptës nga e njejta tha se është I vetëdishëm për ndikimin që ka Zaev mbi shtetin, sic tha pas kësaj prêt që Prokuroria të ngrej procedurë dhe ta ftojë Zaevin që ta marrin në pyetje, nëse këtë nuk e bën atëher matrialet do ti dorëzojë në Prokurorinë Publike.
FARIJE DAUTI BAKIU
