Maqedoni
Gripi mbush koridoret e spitalit të Tetovës
23.02.2020 18:31
Ndryshimi i kohës, brenda një kohe të shkurtër ka bërë që korridoret e spitalit të Tetovës...

Ndryshimi i kohës, brenda një kohe të shkurtër ka bërë që korridoret e spitalit të Tetovës te jenë të mbushur me pacient që kërkojnë ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve simptomat më të shpeshta që ankohen pacientët, janë ato të gripit sezonal, me dhimbje fyti, temperatura të larta, si dhe të alergjive.
"Këtë vit numri I pacientëve që kërkojnë ndihmë është më I lartë se vitin e kaluar. Vitin që lamë pas virusi I gripit ishte prej 15 janarit deri në fund te janarit, tani siç duket vazhdon sezoni e gripit, tani është kulm kështu qe ne këto ditë në ndihmën e shpejtë në ditë kemi rreth 100-150 pacientë, kryesisht dominojnë pacientët me virus siç janë dhimbje fyti,temperaturë të larta, kollitje alergji etj."- tha Zoran Mitrevski, mjek.
Mjekët apelojnë tekë qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve, ku temperatura janë të ndryshme, si me veshjen po ashtu edhe me daljen në natyrë.
"Nuk duhet të rrinë në ambient të mbyllur ku ka shumë njërës këtë periudhë të viruseve, të konsumojnë më shumë lëngje dhe të rinë më shumë në ajër të pastër."- tha Zoran Mitrevski.
Ndërkohë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar kemi rritje më të lartë të pacientëve që kërkojnë ndihmë në Ndihëm e shpejtë në Tetovë. Ndërsa si pasoj e gripit tani në shkollat e komunës së Tetovës mungojnë thuajse më shumë se 4000 mijë nxënës çdo ditë.
VISAR SADIKI
