Botë

ShBA, gati për marrëveshje me talibanët

24.02.2020 13:18

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me talibanët e Afganistanit...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me talibanët e Afganistanit nëse respektohet një armëpushim i përkohshëm midis dy palëve.

Në fillim të këtij muaji, të dyja palët njoftuan një armëpushim një javë, i cila hyri në fuqi më 22 shkurt.

Nëse armëpushimi respektohet, do të pasohet nga nënshkrimi i marrëveshjes së paqes, që do t’i jepte fund luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara.

Në Afganistan gjenden më shumë se 12 mijë trupa amerikanë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha më 21 shkurt se Shtetet e Bashkuara dhe talibanët janë angazhuar në bisedime, për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan dhe për të zvogëluar praninë e SHBA-së në rajon.