Maqedoni

Akuzë për futje të drogës në burgun Idrizovë

24.02.2020 13:32

Pas procedurës së kryer hetuese, Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Penale Shkup...

Pas procedurës së kryer hetuese, Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Penale Shkup ngriti akuzë kundër një shtetasi kosovar për shkak të futjes së drogës në burgun Idrizovë.

I akuzuari, më 31 janar, në hapësirat e Institucionit Ndëshkues – Korrektues “Idrizovë’ në Shkup, gjatë një vizite të rregullt të personit të dënuar, pa autorizim kishte lëshuar për qarkullim drogë narkotike – kokainë me masë neto prej  89,96 gramë.

Siç bëri të ditur Prokuroria Publike, gjatë hyrjes në institucion, i akuzuari nëpunësit të policisë i ka dhënë një pako të dedikuar për personin e dënuar, në të cilën ka pasur edhe një xhup.

Pas kontrollit të bërë të pakos, në xhepin e brendshëm të xhupit, në një paketim prej qeseje të mbështjellë me ngjitës, ishte gjetur drogë narkotike – kokainë.

Prokurori kompetent deri te Gjykata ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për  personin e akuzuar, duke pasur parasysh atë që edhe më tutje ekziston rrezik nga arratia dhe mundësia që ai ta përsëris veprën për të cilën ngarkohet./mia