Ekonomi

Shtrenjtohen karburantet për gjysmë deri një denar për një litër

24.02.2020 13:54

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar për një litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denari...

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar për një litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRE).

Me vendim të KRE-së kryhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,46 për qind.

Çmimi i ri i benzinës me pakicë EUROSUPER BS-95 do të arrijë 67 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69 denarë.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 58,5 denarë për një litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për një litër dhe do të jetë 47,5 denarë.