Botë

Protesta të reja në Indi për shkak të ligjit për shtetësi

24.02.2020 14:13

Policia indiane ka përdorur sot gaz lotsjellës dhe bomba tymi për t’i dëbuar mijëra demonstruesit në Nju-Delhi...

Policia indiane ka përdorur sot gaz lotsjellës dhe bomba tymi për t’i dëbuar mijëra demonstruesit në Nju-Delhi, të cilët protestuan për shkak të ligjit të ri për shtetësi, menjëherë pas vizitës së presidentit amerikan Donald Tramp në këtë qytet.

Në dy muajt e fundit në Nju Delhi, por edhe në qytete tjera indiane, mbahen protesta për shkak të ligjit kontestues.

Deri tek konflikti erdhi kur qindra qytetarë, të cilët e mbështetën ligjin, u ndeshën me ata të cilët janë kundër tij dhe mes vete janë goditur me gurë.

Ligji për shtetësi është kontestues sepse shumica mendojnë se është diskriminues ndaj myslimanëve dhe se administrata e kryeministrit indian Narenda Modi e minon traditën sekulare indiane./mia