Maqedoni
BFI dhe O. H. “HILAL”, shpërndanë mish kurbani
06.10.2014 18:23
Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me Organizatën Humanitare “Hilal”, gjatë ditëve të festës së “Kurban Bajramit”...

Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me Organizatën Humanitare “Hilal”, gjatë ditëve të festës së “Kurban Bajramit” shpërndanë mish kurbani për familjet e varfra dhe me nevoja të shumta.
Dekani i FSHI-së, dr. Fahrudin Ebibi, në emër të kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe O.H. “Hilal”, para mediave falënderoi të gjithë besimtarët myslimanë në vend dhe diasporë, të cilët ia besuan këtij institucioni përgjegjësinë për shpërndarjen e mishit të kurbanit.
“Si çdo vit dhe këtë vit, BFI, pjesën e cila nga perspektiva islame duhet t’i ndahet kategorisë që janë me gjendje sociale, këtë sot po e fillojmë për të vazhduar trendi dhe procesi edhe në qytetet tjera në ditët në vijim. Sot, në këtë vend, BFI, përmes shoqatave, përmes shërbimit do të bëjë ndarjen e 1500 pakove, kjo do të vazhdojë edhe në qytetet e tjera”- deklaroi dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Fahredin Ebibi.
Gjithashtu, nënkryetari i Shoqatës së Invalidëve “Shpresa” tha se nuk janë vetëm skamnorët ata që mund ta shfrytëzojnë këtë shpërndarje, por janë edhe personat me aftësi të kufizuara, gjegjësisht edhe anëtarët e kësaj shoqate.
“Shoqata “ Shpresa”, tashmë ka një bashkëpunim të shkëlqyer shtatë vite me radhë me BFI-në. Shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, sepse anëtarët e shoqatës tonë kanë vërtetë nevojë për ndihmat tona”- tha nënkryetari i Shoqatës së Invalidëve “Shpresa”, Blerim Rexhepi.
“Ne, si çdo vit, e falënderojmë BFI-në për këto kurban-pakosh, të cilat u janë dedikuar personave të varfër dhe atyre me aftësi të kufizuara. Ne angazhohemi që çdo vjet të përfitojmë nga këto pako. Në rajonin tonë, BFI premton se do të vazhdojë me aktivitete të tilla humanitare edhe në të ardhmen”- u shpreh kryetari i Këshillit të Xhamisë në Kavadarc, Amet Feiziov.
FARIJE DAUTI-BAKIU
