Maqedoni

Në fundjavë janë shqiptuar 54 gjoba për parkime në gjelbërimin në Vodno

24.02.2020 14:54

Për të mbrojtur malin Vodno nga ndotja dhe për të lejuar lëvizjen e lirë dhe të sigurt të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion...

Për të mbrojtur malin Vodno nga ndotja dhe për të lejuar lëvizjen e lirë dhe të sigurt të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht këmbësorë dhe çiklistë, shërbimet e qytetit dhe këtë fundjavë kryen kontrolle intensive për parkimet në gjelbërim dhe shqiptuan gjithsej 54 gjoba, prej të cilëve tetë të shtunën dhe 46 të dielën.

Transportimi falas me autobus këtë fundjavë u përdor nga mbi 4.000 pasagjerë në tre rrugët e autobusëve falas që bëjnë 29 udhëtime ditore drejtë Vodno e Mesme. Parkingu në Vodno në fundjavë është përdorur nga 332 automjete sipas numrit të sms-mesazheve të dërguara.

“Falë këtyre kontrolleve intensive të ngushta në shërbimet e qytetit këtë fundjavë u shmangën bllokadat e komunikacionit, autobusët falas ishin përplot dhe vizitorët kishin kushte optimale për rekreacion”, qëndron sot në kumtesën nga Qyteti i Shkupit. Kjo, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar rekreacion të sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve në ditët më të vizituara dhe për të parandaluar bllokimin e komunikacionit gjatë fundjavave”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit i cili vendosi shërbim falas të autobusëve gjatë fundjavave dhe festave, ndërsa parkingu në Vodno të Mesme është vendosur në parkim sezonal.

Në parkingjet janë vendosur sinjalizim horizontale dhe vertikale si dhe tabela informacioni. Parkimi është falas për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për autobusët turistikë.

Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike dhe t’i parkojnë automjetet e tyre ekskluzivisht në parkingjet e përcaktuara./mia