Maqedoni
Industria e tekstilit, përballet me mungesë punëtorësh për shkak të pagave të ulëta
24.02.2020 16:40
Industria e tekstilit gjendet në kolaps, me çka rrezikohet largimi masiv i punëtorëve për shkak të rrogës minimale....

Parashikimet e ekspertëve thonë se industria e tekstilit në Maqedoni duhet urgjentisht të ristrukturojë, të prezantojë teknologji të reja moderne, të modernizojë prodhimin dhe të përqendrohet në produkte me vlerë më të lartë të shtuar.
Profesori, Darko Llazarov, nga Universiteti “Goce Dellçev” thotë se rrogat rriten nëse produktiviteti arin rritje më të madhe dhe nuk duhet të krijojmë mite që ne nuk kemi punëtorë të pakualifikuar.
“Në kushte normale të tregut pagat rriten vetëm përmes rritjes së produktivitetit. Në asnjë mënyrë ndryshe dhe kjo rritje e produktivitetit shkon lart ndërsa rritet industria, kur rritet vlera e shtuar dhe rritet kur kompanitë kanë pajisje teknike më të mira, produkte me një shkallë më të lartë të finalizimit. Të gjitha vendet e pasura në botë janë të pasura sepse kanë strukturë të mirë të prodhimit, përpunimit dhe eksportit, sepse burimet e tyre përqendrohen në produkte me vlerë të lartë të shtuar. Le të mos ketë zhurmë se punëtorët tanë janë të pakualifikuar. Ne kemi krijuar një mit që jemi të thjeshtë, të pakualifikuar dhe në fakt nuk mund të jesh produktiv dhe të kesh një standard të lartë të industrisë nëse punon me makina dore.”,- tha profesori Darko Llazarov nga Universiteti “Goce Dellçev”.
Në industrin e tekstilit punojnë mbi 30 mijë punotorë të kualifikuar në moshën prej 55 deri 60 vjecar. Vitin e kaluar, eksporti ka arritur vlerën në 543 milion euro dhe është me e ulët krahasur me vitin e kaluar për 6.5 përqind.
SEDAT SELIMI
