Botë

FBI: Grupi "Khorasan" do ta sulmojë amerikën shumë shpejt

07.10.2014 14:37

"Khorasan", i cili është i lidhur me Al-Qaedan, pritet ta kryej një sulm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Lajmin e ka dhënë vet shefi i FBI-së, James Comey, në një intervistë për CBS-në.

"Khorasan, ka qenë duke punuar dhe është duke punuar për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose aleatët tanë dhe pritet që këtë ta bëjë shumë shpejt"- ka thënë ai.

Edhe në të kaluarën, SHBA-të nuk e kanë fshehur shqetësimin që vjen nga grupi i rrezikshëm, i cili nuk është aq i njohur, por thuhet se është më i rrezikshëm se ISIS-i.

Arsyeja për këtë, sipas autoriteteve amerikane, është se “Khorasan” është i fokusuar që të planifikojë dhe të kryejë sulme në SHBA apo edhe në Evropë.

"Nuk mund t'ua them saktësisht se kur do të jetë plani i tyre. Pra nuk mund ta them se ky sulm do të ndodhë brenda dy apo tri javësh, apo ndoshta një muaj nga tani"- ka thënë ai.