Botë

Gjermani, 10 të plagosur pasi makina u përplas me turmën

24.02.2020 18:46

Së paku dhjetë persona u plagosën, pasi një makinë u përplas për një turmë njerëzish....

Së paku dhjetë persona u plagosën, pasi një makinë u përplas për një turmë njerëzish, që po merrnin pjesë në një karneval në qytetin Folkmarsen të Gjermanisë. Policia tha se shoferi i automjetit u arrestua, por nuk tregoi nëse bëhet fjalë për aksident apo rast të qëllimshëm. Dëshmitarët kanë deklaruar se shoferi dukej se i kishte goditur qëllimisht fëmijët.
 
Qyteti Folkmarsen ndodhet rreth 423 kilometra në perëndim të Berlinit. Incidenti ndodhi gjatë festimeve për Rosenmontag, ose Të Hënën Rozë - një karneval që mbahet në disa pjesë të Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës dhe Zvicrës. Edhe pse nuk është festë kombëtare në Gjermani, shkollat shpesh janë të mbyllura gjatë kësaj dite.
 
Incidenti po ashtu vjen pak ditë pasi një person i armatosur vrau nëntë vetë në qytetin Hanau të Gjermanisë. Ky është përshkruar si një nga sulmet më të këqija raciste në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore.