Botë
Jahjaga ftohet në Beograd
07.10.2014 14:47
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet që më 1 nëntor ta vizitojë Beogradin. “Klan Kosova’ njofton se Jahjagës...

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet që më 1 nëntor ta vizitojë Beogradin. “Klan Kosova’ njofton se Jahjagës, ditë më parë, i ka ardhur ftesa që të merr pjesë në një takim të organizuar në kryeqendrën serbe nga Komisioni Evropian, që quhet Komisioni Trelateral.
Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se thirrja është bërë dhe se tashmë po diskutohet mundësia që Jahjaga të shkojë në Serbi. Merret vesh se në takim janë të ftuar kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.
Nuk dihet nëse në këtë tubim, në rast se ndodh, Kosova do të prezantohet si shtet i pavarur me simbolet e saj, kjo pasi që as Serbia e as 5 shtete anëtare të BE-së nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur.
Ftesa për vizitën në Beograd është bërë në emër të presidentes së Republikës së Kosovës. Ky pritet të jetë takimi i parë i këtij lloji që nga vdekja e Titos.
