Botë

Vdiq burri më i vjetër në botë

25.02.2020 11:28

Vetëm 11 ditë para se të mbush 113 vite, vdiq burri më i moshuar në botë, japonezi Çitecu Vatanabe...

Ai ka lindur më 5 mars të vitit 1907 dhe para disa javëve ishte shpallur rekorder me 112 vitet e tij.

Më 12 shkurt, ai zyrtarisht e ndërmori titullin nga një japonez tjetër – Masazo Nonaka, i cili vdiq në moshë 113 vjeçare në fund të muajit janar.

Statistikat tregojnë se japonezët janë kombi më jetëgjatë në botë.

Në vitin 2015 numri i njerëzve me moshë mbi 80 vjeçare në atë vend kaloi numrin 10 milionë.

Njeriu më i moshuar sot është 117 vjeçarja japonezja Kane Tanaka..mia