Botë

Rritet numri i të plagosurve nga incidenti me makinë në Gjermani

25.02.2020 12:18

Numri i njerëzve të plagosur nga përplasja e një makine për një turmë njerëzish në perëndim të Gjermanisë është rritur në 52...

Numri i njerëzve të plagosur nga përplasja e një makine për një turmë njerëzish në perëndim të Gjermanisë është rritur në 52, tha të martën policia.
 
Tetëmbëdhjetë të plagosurit në incidentin e së hënës në qytetin Folkmarsen janë fëmijë.
 
Në total, 35 njerëz mbeten në spital.
 
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Frankfurt tha se të plagosurit janë të moshës dy deri në 85 vjeç.
 
Një shtetas gjerman, 29 vjeç, u arrestua nën dyshimet për përpjekje për vrasje në Folkmarsen.
 
Motivi mbetet ende i paqartë.
 
Incidenti ndodhi gjatë festimeve për Rosenmontag, ose Të Hënën Rozë - një karneval që mbahet në disa pjesë të Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës dhe Zvicrës.
 
Incidenti po ashtu vjen pak ditë pasi një person i armatosur vrau nëntë vetë në qytetin Hanau të Gjermanisë.
 
Policia tha të martën se ka arrestuar edhe personin e dytë për filmimin e incidentit në Folkmarsen./evropaelire