Maqedoni
Milloshovski dorëzoi në prokurori audio regjistrimet
25.02.2020 12:41
Zyrtari i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, dorëzoi sot në Prokurori audio materialet....

Zyrtari i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, dorëzoi sot në Prokurori audio materialet që ndërlidhen me ish kryeministrin, Zoran Zaev. Tani në radhë është Prokuroria, e cila do të ishte mirë që ta thërrasë ish kryeministrin Zaev që edhe ai të japë dëshminë e tij, deklaroi Milloshovski.
Sipas Milloshovskit, bëhet fjalë për audio incizim ku dëgjohet zëri i Zaevit, derisa ndikon në gjyqësor dhe Prokurori.
“Sot atë që e posedoja si material, transkripta dhe audio incizime të ndërlidhura me ish kryeministrit, Zoran Zaev, ku dëgjohet zëri i tij se si bisedon për ndikime në gjyqësor dhe prokurori, i dorëzova sot tek prokurorja Ruskoska. Nga ana e saj u tha se ky material do të përpunohet për të pa se sa është relevant”, deklaroi Milloshovski.
