Botë

Bregu perëndimor, forcat izraelite arrestuan 26 palestinezë

25.02.2020 13:01

Forcat izraelite kanë arrestuar 26 palestinezë gjatë bastisjeve të kryera brenda natës në Bregun Perëndimor...

Në një deklaratë, nga Shoqëria e të Burgosurve Palestinezë thonë se 16 persona, përfshirë një grua, u arrestuan në sulme në qytetin Hebron në jug të Bregut Perëndimor.

Nga kjo Organizatë thonë se 5 palestinezë të tjerë u arrestuan në qytetet Ramallah dhe Jerusalem. Forcat izraelite gjithashtu kanë arrestuar 5 persona në qytetet Nablus, Jenin dhe Tulkarem në veri të Bregut Perëndimor.

Ushtria izraelite ende nuk ka lëshuar ndonjë kumtesë për arrestimet. Sipas burimeve palestineze, afër 5.000 palestinezë, përfshi gra dhe fëmijë, aktualisht ndodhen në objektet izraelite të ndalimit.